Nuk kanë të ndalur incidentet në Europianin "Francë 2016". Dy ditë radhazi policia e Marsejës është marrë me tifozët rus dhe ata anglez, të cilët u përleshën me njëri-tjetrin dhe në fund pati 35 të plagosur. Si të mos mjaftonte kjo ngjarje, sot është përsëritur e njëjta skenë mes tifozëve francezë dhe atyre turq. Incidenti ka ndodhur në mes të Parisit.
[caption id="attachment_2071" align="alignleft" width="300"] Incidenti i ditës së djeshme mes anglezëve dhe rusëve[/caption]
Sipas asaj që referon "L'Equipe", thuhet: "Pak përpara se të niste ndeshja Turqi - Kroaci atmosfera rreth "Parc des Princes"" është përkeqësuar. Hliganët parizien sulmuan tifozët turq në Porte de Saint - Cloud, disa qindra metra larg stadiumit. Policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të shpërndarë turmën, të cilët ishin drejtuar drejt "Fan Zone" të Parisit në Champ de Mars. Informacione të tjera do të vijnë në vijim", përmbyll media më e madhe sportive në Francë.