Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në rënie të lirë, Dinamo e Ilir Dajës rrezikon “Final – Four”  

Shkruar nga NEWSPORT
Në rënie të lirë, Dinamo e Ilir Dajës rrezikon
Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja

Dinamo aktualisht nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja nuk po arrin te fitorja prej 6 ndeshjesh në kampionat. Saktësisht fitorja e fundit ka ndodhur në dhjetor në derbin ndaj Partizanit, ku blutë triumfuan 3-1.

Që prej asaj sfide nuk e njohin më fitoren. Rezultatet e sfidave të fundit kanë bërë që “Blutë” të jenë në rënie të lirë. Madje tashmë rrezikojnë edhe “Final-Four”.

Kjo pasi aktualisht vetëm 3 pikë i ndajnë në klasifikim nga skuadra e Partizanit. Dinamo pas 24 javësh ka grumbulluar 36 pikë, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e 5-të me 33 pikë.

Daja dhe “djemtë” e tij duhet të gjejnë menjëherë një mënyrë për të nxjerrë skuadrën nga “kriza”, në të kundër gjithçka do të ishte “fatale” për ta.

Poll

Lexo gjithashtu