Kategoria e Dytë
Edhe grupi B ashtu si grupi A në Kategorinë e Dytë do të marrë vëmendjen në fundjavë. Saktësisht ditën e dielë, ku në program janë 5 ndeshje mjaft të luftuara.
Ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 15-të, teksa ekipe si Partizani B, Bylis B, Oriku apo Butrinti do të luajnë “all-in” për fitoren.
Kështu Partizani B do të presë në shtëpi ekipin e Maliqit, teksa Delvina luan në transfertë ndaj Shkumbinit. Nga krahu tjetër Brutrinti mat forcat me Eagle Futboll.
2 duelet e tjera do të jenë Bylis B – Tomori dhe Oriku – Devoli. Të gjitha këto përballje janë programuar të startojnë si gjithmonë në të njëjtën orë, 13:00.
NDESHJET:
Poll
