Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përplasja e tifozëve në Tirana-Besiktas, procedohen 14 shtetas

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasja e tifozëve në Tirana-Besiktas, procedohen 14 shtetas

Tirana dhe Besiktas zhvilluan mes tyre ndeshjen e kthimit në Conference League, me takimin që përfundoi 2-0 në favor të turqve. Por sfida e luajtur në “Air Albania” ishte shumë e tensionuar mes dy tifozerive.

Gjithçka nisi në minutën e parë të përballjes, teksa tifozët u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa sherri filloi edhe pas përfundimit të këtij takimi, ndërsa pati edhe dëme material.

Për këtë janë proceduar nga policia plot 14 shtetas, tifozë të dyja ekipeve. Prtagonistëët kanë përdorur edhe materiale të forta , të cilat policia më pas i ka sekuestruar.

“Prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, si dhe dëmtuan 1 automjet, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, procedohen penalisht 14 shtetas, tifozë të këtyre skuadrave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit: 

-T. K., 30 vjeç, H. A., 30 vjeç, Y. T., 26 vjeç, F. K., 25 vjeç, V. A., 25 vjeç, T. K., 25 vjeç, A. A., 34 vjeç, O. S., 25 vjeç, A. U., 27 vjeç, S. O., 28 vjeç, të gjithë banues në Turqi; 

- C. K., 37 vjeç, banues në Gjermani;

- I. P., 22 vjeç, si dhe për dy shtetas të mitur 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.  

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në rrugën "Abdi Toptani". Gjatë konfliktit mes këtyre shtetasve, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shtetasit T. A., 28 vjeç, dhe V. M., 47 vjeç.  

Gjithashtu, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, është dëmtuar 1 automjet i parkuar në parkingun e një hoteli.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende të forta të përdorura gjatë konfliktit dhe lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftimin e policisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga