Tirana do të presë Egnatian në “Selman Stërmasi” për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 9-të të superiores, e cila është njëherësh edhe ndeshja e fundit e fazës së parë. Në orën 14:00 ekipet do të përplasin “brirët” në sfidën që vë përballë dy pretendentë për titull.
Bardheblutë vijnë në këtë përballje pas humbjes në derbi dhe në shtëpinë e tyre kanë detyrim vetëm fitoren. Julian Ahmataj do të kërkojë kthesën, teksa ndaj rrogozhinasve do të vuajë mungesën e disa titullarëve.
Erjon Hoxhallari do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdheë, ndërsa nga ana tjetër Ardit Hila është i pezulluar nga klubi për shkak të revoltës në derbi. Ndaj rrogozhinasve nuk është i gatshëm as Albi Doka, i cili ka zhvilluar stërvitje vetëm në palestër, teksa jashtë skuadrës vazhdon ende të mbetet Patrick.