
Dinamo ditën e sotme do të nisë edhe përgatitjet për sfidën me Erzenin, teksa dita e djeshme ishtë një ditë pushimi për “Blutë”. Dritan Mehmeti do të nisë të ndërtojë planin anti-Erzeni, teksa do të kërkojë 3 pikët.
Për trajnerin e “Bluve” do të ketë rikthime të rëndësishme, teksa nis të plotësohet skuadra. Patrik Bardhi i është bashkuar skuadrës dhe tashmë do të jetë i gatshëm ndaj shijakasve. I gatshëm për sfidën e së shtunës do të jetë edhe Bakari Gudiabi, i cili është i pezulluar nga disiplina, por klubi ka vendosur të shlyejë dënimin.
Ndërkohë edhe Fatjon Andoni që luajtur disa minuta në Kukës do të jetë një vlerë e shtuar për Dinamon në sfidat e ardhshme dhe në këtë mënyrë për Mehmetin do të ketë edhe mundësi zgjedhjeje. Do të mungojnë ndaj Erzenit Redon Danaj, me këtë të fundit që ka një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë gjatë. Gjithashtu Erisildo Smaçi është stërvitur i diferencuar dhe shanset që të luajë ndaj shijakasve janë të vogla.