Marco Pontrelli do të kujtohet në futbollin shqiptar si njeriu që nxorri Dinamon nga humnera ku kishte rënë prej një dekade. Ish-presidenti italian e riktheu Nëndetësen në elitën e futbollit shqiptar dhe për këtë, tifozët dinamovit do të jenë gjithmonë mirënjohës.
Ndarja e tij me klubin nuk erdhi në mënyrën më të mirë pasi Pontrelli përfundoi në gjyq me presidentin aktual, Ardian Bardhi por dashuria e tij për Dinamon duket se vazhdon akoma. Tifozët e Bluve kanë uruar Pontrellin për ditëlindjen e tij ndërkohë që përgjigja e italianit vjen me të njëjtën dashuri.
“Sot i urojmë ditëlindjen presidentit të Dinamos, Marco Pontrelli. Ai që mbante pishtarin e dritës në mes të errësirës që kishte pushtuar blutë e kryeqytetit. Me punën e tij është kthyer në një nga njerëzit më të dashur për dinamovitët. Me shpresë dhe besim të plotë se më e mira është përpara ne i dërgojmë urimet tona më të mira presidentit tonë. Urime President.”-shkruajne tifozët.
“Faleminderit të gjithë Dinamovitëve që më kujtuan sot, dashuria kalon por nuk harrohet. Faleminderit të gjithëve për urimet.”-pergjigjet Pontrelli.