Kategoria e Dyte
Kategoria e Dytë do të rikthehet në fushë sërish ditën e sotme. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 15-të të kampionatit.
Kështu në grupin A do të përballen mes tyre 8 ekipe. Sifda këto që janë programuar për t’u zhvilluar në të njëjtën orë, 13:00.
Shiroka do të luajë në transfertë ndaj Naftëtarit. Në transfertë do të luajë edhe Besëlidhja, me lezhjanët që do të sfidojnë Gramshin.
Interesante dhe mjaft delikate do të jenë edhe 2 përballjet e tjera. Sopoti do të duelojë me Luzin, ndërsa Tërbuni pret Veleçikun.
NDESHJET:
NAFTËTARI – SHIROKA
GRAMSHI – BESËLIDHJA
SOPOTI – LUZI
TËRBUNI – VELEÇIKU
Poll
