
Gianni De Biasi ka folur në një intervistë drejtpërdrejtë për Euronews Albania. Ai tregoi ndër të tjera se i vjen keq që nuk e përfshiu Gjimshitin në listën e Kombëtares së vitit 2016.
“Nga 2016 deri sot kanë kaluar 7 vjet, secili lojtar ka marrë shumë eksperiencë. Isha unë që e sinjalizova të shkonte te Atalanta. Më vjen keq që e lashë jashtë në 2016, por nuk kishte luajtur shumë. Miku im që ishte drejtor i Atalantës, tha nëse nuk e vendosni në lojë si do ta merrni. Por pati debat në europian. U përpoqa të merrja ata që ishin më mirë dhe kishin luajtur më shumë në ndeshjet më përpara.
Duhet të kemi parasysh se Gjimshiti sot ka 29 vjeç, atëherë ishte vetëm 22. Djalë i ri me eksperiencë. Në Itali kishte shkuar si fillestar. Sot është lojtar i afirmuar që ka treguar cilësitë e tij. Ta krahasosh me 7 vite më parë është diçka komplet tjetër”, u shpreh De Biasi.