Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Penalltia e mohuar për Rashitin, trajneri i Kukësit debat me Bujar Pregjën: Është 11-metërsh në të gjithë botën

Shkruar nga NEWSPORT
Penalltia e mohuar për Rashitin, trajneri i Kukësit debat me Bujar

Zëvëndës-trajneri i Kukësit, Oltijon Kërnaja, foli pas përfundimit të ndeshjes së humbur me Egnatian. Kërnaja zhvilloi një debat të nxehtë me Bujar Pregjën për rastin e penalltisë së padhënë ndaj Atdhe Rashitit duke u shprehur se ajo është 11-metërsh në të gjithë botën.

“Nuk e mendoj se rezultati ishte më i drejti. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, luajtëm të barabartë me ekipin kryesuses. Ndikoi penalltia dhe një pakujdesi e jona. Egnatia e shfrytëzoi siç duhet. Pjesën e dytë kaluam komplet strategji tjetër duke psoeduar topin dhe duke shkuar rrjedhshëm te porta. Sherri bëri mrekulli te goditja e Rashitit.

Kishte edhe raste të kontestueshme nga arbitri dhe do doja ta shihja edhe një herë atë momentin e penalltisë. Nëse mbrojtësi nuk ka devijaur topin, sulmuesi çfarë do të bënte. Sulmuesi ishte në zotërim të topit dhe kjo është penallti në të gjithë botën. Në disa raste, asnjëherë mbrojtësi nuk mund të godasë sulmuesin pasi prek topin pasi është penallti.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga