[caption id="attachment_15531" align="alignleft" width="300"] Ronaldo i përlotur kërkon zëvendësimin[/caption]
Francezi mbrohet pas faullit të rëndë të shkaktuar nga kapitenit të Portugalisë në finalen e 10 korrikut. "Jam një person që nuk bëj keq, doja vetëm që të merrja topin", ka nisur deklaratën e tij francezi që nxori jashtë fushe Ronaldon, i cili tashmë rrezikon që të qëndrojë 4-5 muaj larg fushës së blertë.
"Po kërkoja vetëm që t'i merrja topin, nuk doja t'i bëja keq", kështu shprehet Dimitri Payet për "Le Figaro", i cili provon të justifikohet pas lëvizjes së dëmshme që bëri në finalen e Europianit kundër Ronaldos në minutat e para të ndeshjes, duke shkaktuar daljen nga fusha të portugezit. "Nuk është në natyrën time që të jem një person negativ në fushë", ka shtuar sulmuesi francez.
https://www.youtube.com/watch?v=Tnm8Dhx1aHE