Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pauza e kampionatit në favor të Egnatias, rrogozhinasit ndaj Kukësit për “autokritikë”

Shkruar nga NEWSPORT
Pauza e kampionatit në favor të Egnatias, rrogozhinasit ndaj

Egnatia nuk po arrin dot të rikthehet te fitorja në kampionat. Rrogozhinasit në ndeshjet e fundit duket se kanë humbur “busullën”, teksa prej 7 sfidat nuk e njohin fitoren.

Skuadra e Edlir Tetovës ka mundur të marrë 5 barazime dhe 2 humbje, duke humbur dukshëm pikë në kampionat dhe tashmë rrezikon të parakalohet në renditje nga Vllaznia, me shkodranët që i njekin me 2 pikë më pak.

Thuajse 2 muaj pa fitore në Rrogozhinë, pasi triumfi i fundit në Superiore është ndaj Erzenit më 29 janar. Në atë takim ‘djemtë’ e Tetovës do të fitonin 3-2 ndaj shijakasve dhe pas kësaj sfide kanë nisur “agjërimin”.

Në 7 ndeshjet e fundit janë mposhtur nga Vllaznia 2-1 dhe nga Skënderbeu 2-0, ndërsa barazuar me Partizanin, Laçin, Dinamon, Teutën dhe Tiranën. Kanë shënuar 4 gola, ndërsa kanë pësuar 7 të tjerë. Tashmë Superiorja do të jetë pushim 2 javë për shkak të ndeshjeve të kombëtares.

Kjo pauzë e kampionatit vjen në momentin e duhur për Rrogozhinasit, të cilët duhet të rigjejnë forcat për të reaguar, pasi në të kundër do të çonin dëm një sezon të tërë. Tetova duhet të punojë shumë me lojtarët për t’i motivuar dhe për të përmirësuar gjendjen e rënduar psikologjike të tyre për të ‘shkelmuar’ më pas krizën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga