
Tirana doli si humbëse në derbi ndaj Partizanit teksa u mposht 2-0 duke dorëzuar edhe kreun e renditjes. Pasojat pas një disfate në derbi nuk janë të lehta dhe bardheblutë vijnë me moralin e ulur por jo vetëm kaq. Dy titullar absolut të trajnerit Shehi do të mungojnë në sfidën e rradhës ndaj Laçit.
Kapiteni Filip Najdovski, me kartonin e verdhë të marrë në Air Albania plotëson numrin dhe pezullohet me një ndeshje ndërsa braziliani Patrick, ka pësuar një goditje në kavilje dhe është thuajse i sigurtë mungesa e tij me kurbinasit.
Në derbi, surpriza në stol ishte Kristal Abazaj por sulmuesi nuk mori asnjë minutë ndaj mbetet të shihet nëse do të jetë ai zëvëndësuesi i Patrick të shtunën në orën 17:00, me shumë mundësi në Elbasan Arena.