Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Pas kartonit të kuq e dija që s’do humbnim”, Ëngjëll HOTI: Skuka dhe Bitri? Ishin dy karagjoza

Shkruar nga NEWSPORT
“Pas kartonit të kuq e dija që s’do humbnim”,

Partizani fitoi pastër 3-0 me Erzenin të cilët i mposhti me 10 lojtarë. Supergoli i Rrapajt, ai i Da Silvas dhe vulosja e Hotit i dhanë tre pikë të kuqve të cilët kapin vendin e parë me pikë të barabarta me Tiranën por kampionët në fuqi duhet të luajnë nesër ndeshjen e tyre. Pas sfidës, për mikrofonat e Oversport, foli Engjell Hoti.

"Jemi shumë të kënaqur me fitoren pasi ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Personalisht mundohem të jap maksimumin çdo ndeshje dhe jam i lumtur për golin dhe që ndihmova ekipin. Kartonin e kuq nuk e pash mirë, mund të ishte edhe i verdhë por kur pash lojtarët në fushë që ishin të zjarrtë e kuptova që nuk do të humbnim.

Colella na mbron gjithmonë si brenda edhe jashtë. Kemi ekip të mirë por pas rezultateve jo të mira donte të na qetësonte pak. Kampioanti është akoma i gjatë dhe kemi shumë pikë për të marrë.

Jam tip që kam qejf të luaj gjithmonë por janë vendimet e trajneri dhe i respektoj. Ka pasur raste kur kundërshtarët më kanë mbrojtur ngushte por unë mundohem të jap maksimumin çdo ndeshje për të marrë 3 pikë.

Kanë ikur 2 lojtarë të rëndësishëm brenda fushës por edhe 2 karagjoza. Kemi marrë lojtarë të rinj me potencial por duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Tani e kemi me Kukësin dhe kështu vazhdojmë.

Afrimet e reja? Mba është i Mitrovicës, qytetit tim. Janë djemë të mirë që na ndihmojnë, kemi më shumë lojtarë dhe trajneri ka mundësi për rotacione."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga