Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Partizanin e kishim mace të zezë”, Ndreca: Të shpëtojmë sezonin e Kukësit, shohim nga kupat e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
“Partizanin e kishim mace të zezë”, Ndreca: Të

Futbollisti i Kukësi, Edison Ndreca, ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisonin “Sport News” të moderators Trevisa Tufa ku foli për situatën te Kukësi, fitoren e fundit me Partizanin dhe të ardhmen e tij.

“Për rëndësinë e ndeshjes ishte shumë e rëndësishme fitorja për pozitat që ishim. Besoj që puna u be mjaft e mirë dhe u arrit të fitorja. Partizanin e kemi pasur mace të zezë teksa kemi 2 vite pa fituar, vetëm para 2 sezonesh që e fituam në fund në Loro Borici. Ishte momenti për këtë fitore, na duhej shumë. “

Asisti për golin spektakolar? Gjelbrimi ka shënuar gola të tillë. I pëlqen të bëjë akrobacira dhe më vjen mirë që e bëri atë gol dhe i uroj të tjerë.

“Jemi në pozita të vështira, pas fazës së janarit kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi marrë pike por gjendemi sërish në zonën e ftohtë. Kemi patur ndryshime të mëdha lojtarësh në verë dhe ajo ishte vështirësia jonë kryesore. Tani jemi konsoliduar dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.”

Kupat e Europës - Kampionat i cuditshëm, vjet në këtë fazë ishim bukuria e kampionatit në vendin e dytë ndërsa më pas humbëm edhe Kupat e Europës. Sivjet po duket si e kundërta, e nisëm keq sezonin dhe shpresojmë të kapim Europën. Kemi bërë ndeshje të mëdha kemi mposhtur Tiranën, Teutën, Patizanin. Kemi bërë paraqitje të mira.

Humbja e fundit me Teutën? Teuta bëri gol të parregullt por ky është futbolli. Ka edhe 13 ndeshje dhe do të bëjmë maksimumin. Objektivi kryesor i joni është të shpëtojmë sezonin sepse jemi në situata të vështira dhe kjo është e pafalshme për ne.

E ardhmja? Ndreca shpreson të vazhdojë mirë t’i shërbejë ekipit ktu ku jam, të mbyllim sezonin sic i ka hije Kukësit. Në verë pastaj, kismet i ri, fillim i ri. Me Kukësin kam kontratë deri më 31 maj. Vjet isha te Partizani për kupat e Europës në huazim dhe u ktheva prap. Të shohim, ngelet e hapur. Vëmendja kryesore është të marrim pikët dhe të shpëtojmë Kukësin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga