Partizani dhe Egnatia do të përballen mes tyre ditën e sotme në “Air Albania”, takim që do të sttartojë në orën 19:00. Si demat ashtu dhe rrogozhinasit do të përplasin “brirët” mes tyre për trofeun e parë të këtij sezonit.
Kryeqytetasit do të synojnë që ta bëjnë të tyre dhe pas barazimeve radhazi në kampionat do të tentojnë trofeun për të risjellë entuziasmin në ekip. Gjithsesi nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë një ekipi i Egnatias, por lajmi i mirë është se Andi Hadroj dhe David Atanaskovski janë të gatshëm.
I vetmi dyshim për këtë takim është nëse do të aktivizojë Taipin apo Keko-n. Të dy lojtarët janë në balotazh mes tyre dhe vetëm para sfidës do të vendoset se cili do të nisin nga minuta e parë, teksa nuk priten shumë ndryshime në krahasim me duelin me Kukësin.