
Klubi Partizani do të paguajë dhjetë mijë euro për shërbimet e shtatshkurtit, Agustin Torassa. Bëhet fjalë vetëm për kupat e Europës, ku palët kanë arritur një akord dhe shuma që do të paguhet është pikërisht e sipërpërmendura. Argjentinasi zhvilloi një sezon të shkëlqyer me klubin e kuq, ku fitoi menjëherë simpatinë e tifozëve të Partizanit. Kjo ka bërë që "demat" të kërkojnë edhe njëherë shërbimet e 27-vjeçarit, pasi ai pati ikur në vendlindje dhe nuk dihej nëse do të kthehej më në Shqipëri. Kjo është një fitore e madhe për klubin e Partizanit dhe tifozerinë e kuqe, pasi lojtarët si Torassa i gjejmë me "pikatore" në vendin tonë.
Poll