Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTOLAJM/ Nga akuzat për SHITJE ndeshje te goli përballë Real Madrid, Klod Duro i del në krah Muriqit: Qentë lehin, mbreti ecën përpara

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Nga akuzat për SHITJE ndeshje te goli përballë Real
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi shënoi golin vendimtar të sfidës mes Mallorcas dhe Real Madridit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij e cila mori tri pikë të vyera për objektivin mbijetesë.

Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë, pasi u shërbye nga shoku i skuadrës, duke mposhtur portierin Lunin dhe "shtangur" të pranishmit në stadium. Gjatë festës, dardani shpërtheu në lot pasi ditë më parë nuk ia doli të realizojë ëndrrën për të kualifikuar Kosovën drejt Kupës së Botës, ndeshje e cila u mbyll me humbje minimale ndaj Turqisë.

Krahas mbështetjes që 31-vjeçari ka marrë nga klubi spanjoll dhe La Liga, edhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro ka reaguar në profilin e tij duke i treguar hapur vlerësimin për mënyrën se si Muriqi kapërceu atë moment të vështirë duke ia shpërblyer vetes me një gol të rëndë ndaj Realit.

"Qentë lehin, mbreti ecën përpara", shkruan Duro i cili i vendos dhe "kurorën" lojtarit në foton e realizuar së bashku. 

FOTOLAJM/ Nga akuzat për SHITJE ndeshje te goli përballë Real
Postimi i Klodian Duro

 

Poll

Lexo gjithashtu