Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani i prish "pazarin" Flamurtarit, vlonjatët arritën marrëveshjen me sulmuesin, "Demat e Kuq" e sjellin në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i prish "pazarin" Flamurtarit, vlonjatët arritën

Pak ditë më parë, është konfrimuar arritja e marrëveshjes mes Partizanit dhe sulmuesit të Pelisterit, Lukas Kardozo, i cili e ka konfirmuar vetë mbylljen e marrëveshjes me klubin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Së fundmi është zbuluar se në "luftë" për shërbimet e sulmuesit nuk ka qenë vetëm Partizani, por edhe Flamurtari. Sipas asaj që mësohet nga kampi vlonjat, zbulohet se Flamurtari kishte arritur një marrëveshje paraprake me Kardozon, por ka qenë Partizani që u ka prishur punë dhe marëveshjen njëkohësisht.

"Demat e Kuq" janë treguar më të shkathët duke bindur sulmuesit të jetë pjesë e tyre për pjesën e mbetur të kampionatit, duke bërë që vlonjatët të ndërrojnë krah dhe të nisen drejt Muarem Muaremit, i cili pritet të firmosë sot kontratën e re me Flamurtarin, nga e cila mësohet se do të përfitojë 15 mijë euro në muaj, duke u bërë lojtari më i paguar në kampin vlonjat dhe i dyti më i paguar në kampionatin vendas, pas Edgad Çanit të Partizanit.

[gallery columns="1" size="full" ids="179674"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga