Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI pret Kukësin, demat synojnë të thyejnë “rekordin” e fillim sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI pret Kukësin, demat synojnë të thyejnë

Partizani pret në “Arenën  e Demave” skuadrën e Kukësit, ky takim do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të kuqtë që synojnë të sigurojnë fitoren, e cila me një humbje e Tiranës ndaj Teutës do të “shijonte” me tepër.

Por gjithësesi demat ndaj verilindorëve do të synojnë jo vetëm të marrin 3 pikët, por edhe të thyejnë “rekordin” e fillim sezonit. Aktualisht të kuqtë kanë fituar dy sfida radhasi ndaj Erzenit dhe Bylisit, ndërsa synojnë fitoren e tretë ndaj djemve të Hallaçit.

Vetëm në 3 ndeshjet e para të këtij sezonit, skuadra e Giovanni Colellës ka mundur të triumfojë në 3 takime rresht. Fillimisht siguroi 3 pikët ndaj Egnatias, Laçit dhe Bylisit, ndërsa në vazhdim nuk kanë mundur dot të bëjnë 3 ndeshje të tjera rresht me fitore. Këtë “rekord” synojnë ta thyejnë ndaj Kukësit ditën e shtunë në “Arenën e Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga