Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani nis shkatërrimin e rivalit, i merr Arapin

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani nis shkatërrimin e rivalit, i merr Arapin

Pasi i ka “vjedhur” vendin në Ligën e Kampionëve, të paktën deri tani, Partizani synon ta çmontojë pak e pnga pak ekipin rival, Skënderbeun. Shtypi i shkruar raporton se të kuqtë kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë të korçarëve, Renato Arapit. Madje, flitet për një firmë të hedhur, edhe pse nga klubi nuk ka ende një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë lojtar. Në vëmendje të Partizanit janë edhe disa lojtarë të tjerë titullarë të ekipit kampion, që po lufton me drejtësinë për të rifituar vendin në Europë dhe nuk e ka mendjen aspak te merkatoja. Në fakt, situata për korçarët duket shumë e paqartë dhe ndoshta lojtarët e Skënderbeut kanë nisur të mendojnë për strehën e re. Nesër ekipi duhet të grumbullohet, por ka shumë mundësi të ketë shtyrje.  Në shënjestrën e të kuqve duket se janë edhe mbrojtësi i krahut tjetër, Kristi Vangjeli apo edhe ndonjë tjetër. Aktualisht Partizani ndodhet në Itali, ku po përgatitet për Kupat e Europës. Me grupin është bashkuar tashmë edhe argjentinasi Torrasa.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga