
Ekipi i vajzave të Partizanit ka fituar përballë Tiranës derbin e kryeqytetit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në Kompleksin Sportin “Skënder Halili”, përfundoi me fitoren 1-3 të vajzave “të kuqe”.
Për ekipin e Partizanit, dy herë rrugën e rrjetës e gjeti Begallo, teksa shënoi edhe Goro. Ndërsa golin e vetëm për skuadrën e Tiranës e shënoi Kostaj.
Pavarësisht humbjes, Tirana mbetet më lart në renditje, në vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa Partizani klasifikohet i katërti me 27 pikë të grumbulluara.
Poll