Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani leksion ekipeve shqiptare, rinovon me yjet dhe blerje “cash” të talentëve

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani leksion ekipeve shqiptare, rinovon me yjet dhe blerje

Partizani njoftoi ditën e djeshme rinovimin e kontratës së Andi Hadroj për 3-vjeçarin e ardhshëm. Mbrojtësi i djathë bëhet ylli i rradhës që vijon aventurën e kuqe pas Arinaldo Rrapajt. Të dy lojtarët, siç ndodhte rëndom në vitet e fundit, pritej të shiteshin pas një sezoni fantastik në Superiore.

Mirëpo, Partizani ‘befason’ të gjithë teksa risjell një strategji e cila ‘mungonte’ që nga koha e Skënderbeut të artë. Presidenti Gaz Demi jo vetëm që ka bindur yjet si Rrapaj e Hadroj për të vazhduar në Shqipëri, por ka hapur edhe thesin duke shpenzuar shuma të mëdha në merkato.

Nuk është e zakonshme që ekipet shqiptare të shpenzojnë para për blerje lojtarësh pasi financaj janë shumë të limituara dhe i besohet vetëm tregut me kosto zero. Por, te Partizani nuk ndodh kështu. ‘Demat’, vitet e fundit kanë treguar se nuk kanë frikë të shpenzojnë duke iu besuar talentëve në vend e rajon.

Lojtarë si Preka, Murataj, Rrapaj, Cara, Mensah, Mba e së fundmi treshja Albers Keko, Adnard Mehmeti e Pano Qirko janë afruar të gjithë në këmbim të parave ‘cash’. Sipas një përllogaritje, Partizani raportohet se kanë shpenzuar plot 500 mijë euro në 2-3 vitet e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga