
Kampionati shqiptar është një kampionat në të cilin ekipet kanë lojtarë relativisht të rinj në ekip. Me 10 skuadrat përbërese të Superiores, mosha mesatare e ligës shkon në 24.3 vjeç.
- Skuadra më e re është ajo e Laçit. Me një numër prej 22 lojtarësh në ekip, mosha e lojtarëve kurbinas është 21.3 vjeç. Një moshë shumë e re dhe që deri më tani ka treguar dhe kualitet.
- Vendin e dytë e mbanë skuadra e Kukësit. Verilindorët me 27 lojtarë në organikë, përbëhet nga futbollistë me moshë mesatare 22.8 vjeç, por ndryshe nga Laçi, mungesa e eksperiencës tek Kukësi ka sjellë një sezon të ri aspak pozitiv.
- Skënderbu mban vendin e tretë. Skuadra korçare ka një ekip të përbërë prej 23 futbollistësh, teksa mosha mesatare është 23.2 vjeç. Edhe pse me lojtarë të rinjë, ekipi i drejtuar nga Gvozdenovic ka treguar që është një ekip me potencial.
- Skuadra e “riformatuar” e Dinamo City mban vendin e katërt. Dinamovitët kanë në ekip 27 lojtarë, teksa mosha mesatare e tyre është 23.4 vjeç. Një moshë e re, por edhe emra të njohur të futbollit vendas, por asnjëra nga këto nuk ka ndikuar deri më tani që skuadra e Di Biagios të shmangë rezultatet negative.
- Teuta në vendin e pestë me po 27 lojtarë në organikë, ka një mesatare moshe 23.6 vjeç. Një skuadër që ka treguar kualitet edhe me të rinjtë e ekipit, teksa fitoren e fundit ia dha pikërisht një i tillë. 16-vjeçari Ergis Arifi një djalosh i ri që po rritet dita-ditës.
- Kampionët e Shqipërisë renditet në vendin e gjashtë. Partizani ka në ekip 29 lojtarë, ndërsa mosha mesatare e tyre është 23.9 vjeç. Për një ekip të një niveli të tillë që u shfaq mjaft mirë në Europë është një moshë relativisht e re, por edhe eksperienca nuk mungon në skuadrën e Zoran Zekiç.
- Vllaznia mban vendin e shtatë, me shkodranët që kanë në organikë 25 lojtarë. Këta 25 lojtarë krijojnë një ekip me moshë mesastare 24.2 vjeçare. Një ekip jo i vjetër, por as shumë i ri krahasuar me ekipet e tjera.
- Erzeni ose “Hirushja” e Superiores e ka nisur mjaft mirë këtë sezon të ri. Edhe pse me një moshë mesatare 24.4 vjeçare, 24 futbollistët në organikën e shijakasve kanë treguar që mosha nuk ndikon dhe ambiciet i kanë.
- Skuadra tjetër e kryeqytetit, Tirana është në vendin e nëntë. Bardheblutë me 25 lojtarë në ekip, kanë një moshë mesatare 25.5 vjeç të futbollistëve. Një moshë relativisht e madhe, pasi kujtojmë që Tirana ka dërguar dhe disa talentë të ekipit në huazim.
- Vendin e fundit në këtë rënditje e mban skuadra e Egnatias. 22 të besuarit e Edlir Tetovës kanë një moshë mesatare 25.8 vjeç, plot 4 vite e gjymsë diferencë nga ekipi i Laçit. Një ekip me moshë të madhe në krahasim me skuadrat e tjera të Superiores, por kualiteti nuk mungon dhe përsëri mbetet një nga pretendentet për tu shpallur kampion.
RËNDITJA:
Laçi → 22 lojtarë / Mosha mesatare: 21.3
Kukësi → 27 lojtarë / Mosha mesatare: 22.8
Skënderbeu → 23 lojtarë / Mosha mesatare: 23.2
Dinamo City → 27 lojtarë / Mosha mesatare: 23.4
Teuta → 27 lojtarë / Mosha mesatare: 23.6
Partizani → 29 lojtarë / Mosha mesatare: 23.9
Vllaznia → 25 lojtarë / Mosha mesatare: 24.2
Erzeni → 24 lojtarë/ Mosha mesatare: 24.4
Tirana → 25 lojtarë/ Mosha mesatare: 25.5
Egnatia → 22 lojtarë / Mosha mesatare: 25.8
/Nikoll Rajta - Newsport/
Poll