Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani-Bylisi luhet në shtëpinë e re të demave, Colella dhe Bellai në “hall” prej mungesave

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani-Bylisi luhet në shtëpinë e re të demave, Colella

Partizani do të luajë për herë të parë në shtëpinë e tij të re, teksa ndeshja me Bylisi që do t ëluhet ditën e sotme në orën 16:00 do të jetë e veçantë për demat. Një takim shumë i rëndësishëm që të kuqtë do t ëkërkojnë fitoren për t’i nisur me këmbën e mbarë ndeshjet në shtëpi.

Pas dy humbjeve radhaz duhet të lihen pas dhe pikërisht ndaj ballshiotëve do të kërkohet edhe reagimi. Për këtë përballje trajneri Giovanni Colella nuk i ka shpëtuar “arnimit” të formacionit, pasi është i kushtëzuar nga mungesat e Matondos, Da Silvës dhe Telushit.

Në 29 përballje mes tyre, Partizani e ka mposhtur 11 herë Bylisin, ndërsa ballshiotët ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikët vetëm në 8 ndeshje, teksa 11 prej të cilave kanë përfunduar në barazim.

Bylisi nga ana tjetër do të kërkojë t’i prishë festën demava, pasi do të tentojë t’iu rrëmbejë 3 pikët, të cilat mungojnë prej më shumë se 5 javësh. Ballshotët e Arian Bellait e shikojnë vetën në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 12 pikë në 11 ndeshje të luajtura. Me ballshiotët pritet të debutojë një 17-vjeçarë, pasi Trumçi dhe Kamara do të jenë mungesa të sigurta.

Formacionet e mundshme:

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Rrapaj, Murataj, Hodo, Cara, Skuka, Hoti. Trajner: Giovanni Colella.

Bylisi: Teqja, Skënderaj, Damcevski, Muçollari, F.Souza, Ruçi, Qoshku, Escuerdinha, Antoni, Qardaku, Kaçorri. Trajner: Arian Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga