Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Shkëlqen Enea Jorgji, tjetër paraqitje pozitive për arbitrin shqiptar në aktivitet ndërkombëtar

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Shkëlqen Enea Jorgji, tjetër paraqitje pozitive për

Një tjetër paraqitje pozitive e Jorgjit në aktivitet ndërkombëtare!

Këtë herë i ndihmuar nga Ridiger Cokaj, Rejdi Avdo dhe arbitër i katërt Genc Nuza (Kosovë). Jorgji ka treguar edhe një herë një performancë mjaft të mirë duke fituar dhe vlerësimet e vëzhguesve të UEFA-s. Për t'u theksuar është që ndeshja San Marino - Irlanda e Veriut luhej për eleminatoret e Rusi 2018, ç'ka tregon një tjetër arritje të këtij arbitri, por edhe të kasës së arbitrimit shqiptar, të cilët mund të shpresojnë të përfaqësohen denjësisht edhe në range të larta të futbollit.

Ndeshja e përfunduar 0-3 për ekipin mik solli jo pak punë për skuadrën e arbitrave të cilët arritën t'i zgjidhnin mirë situatat duke marrë vendime të rëndësishme, nga ku një penallti dhe katër kartonë të verdhë.

Kjo është ndeshja e tretë e Jorgjit në nivel kombëtarësh, ku mos harrojmë që më parë ka arbitruar dy miqësore: Kosovë - Ganë dhe Maqedoni - Bullgari!

Tani mbetet që kjo vazhdimësi e mirë e Jorgjit të vlerësohet me një tjetër përfaqësim në ndeshjet e ardhshme. /NEWSPORT.AL/

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga