Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E PAPRITUR/ Në prag të ndeshjes Poloni – Shqipëri, dëmtohet portieri kryesor

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Në prag të ndeshjes Poloni – Shqipëri,
Lukas Skorupski

Polonia ka humbur shërbimet e një prej lojtarëve kryesorë të ekipit. Portieri i parë i përfaqësueses polake, Lukas Skorupski u dëmtua në ndeshjen që ekipi i tij Bologna, po luante përballë Sassuolos.

Në momentin që gardiani u dëmtua, Bologna i kishte kryer të gjitha zëvendësimet. Kështu, 34-vjeçari u detyrua që të qëndronte në fushë në atë gjendje, duke ia rënduar më shumë situatën vetes.

Ndërkohë që pas sfidës, agjenti i tij Daniel Kanievski konfirmoi për “goal.pl” që portieri nuk do të grumbullohet për ndeshjen kundër Shqipërisë. Një lajm i mirë ky për kuqezinjtë e Sylvinhos, për të cilët kjo kjo mungesë cilësohet si avantazh.

Poll

Lexo gjithashtu