Ndeshja e moshave U17-të mes Internacional - Shënkolli është kthyer në një skandal të vërtetë. Takimi a përfunduar me rezultatin 1-1, por ajo që është për të vënë duart në kokë, është fakti se çfarë bëjnë prindërit e fëmijëve.
Në fushë luhet futboll, por tapeti i blertë është kthyer edhe në një arenë grushtesh e përleshjesh. Gjyqtari i ndeshjes, Fatjon Xhemalaj në fundin e takimit, aty ku situata ka dalë jashtë kontrollit, ka dhënë 4 kartonë të kuq, 2 për Internacionalin, kurse 2 të tjerë për Shënkollin.
Për vendasit janë dënuar Goga dhe Tafa, e për miqtë Simoni dhe Vuksani. Të 4 këta futbollistë, janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës me nga 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Pra për 2 javët e ardhshme nuk do të jenë të gatshëm për të luajtur për skuadrat e tyre respektive.

