Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Eurogol i shqiptarit “shtangu” tifozët, REAGON Taulant Balla

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Eurogol i shqiptarit “shtangu” tifozët, REAGON Taulant
Goli i Ramadanit dhe Taulant Balla

Ylber Ramadani në pozitën e mesfushorit te Lecce, ia doli të lërë “gjurmë” kundër Cagliarit, duke shënuar golin e “sigurisë” dhe fitores, 2 – 0. Befasia e goditjes nga distanca la të shtangur tifozët vendas të Cagliarit.

Një momenti i mirë për “motorin” e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla, ka shpërndar në rrjetet e tij sociale golin e mesfushorit, teksa finalizimi erdhi prej distancës. “Ylber Ramadani shënon një super gol për Lecce-n”, mbishkrimi i Ballës, krahas videos.

Për trajnerin e Kombëtares Sylvinho, Ramadani është “gur” i pazvendësueshëm para mbrojtjes dhe pritet të jetë thelbësor në lidhjen e linjave kundër Polonisë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës. Nëse Shqipëria ia del të mposht polakët në mes të Varshavës, do të ketë “finale” e madhe mes fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps)

    

Poll

Lexo gjithashtu