Partizani
Sulmuesi i Partizanit Xhuliano Skuka vazhdon të “shijoi” fitoren në derbi kundër Tiranës, e përfunduar 2 – 0 për “Demat e Kuq”. 27-vjeçari përmes “story” në “Instagram”, ka hedhur kunja apo provokuar tifozët e Tiranës.
Në foto, Skuka është duke festuar me tifozët e Partizanit, aty ku euforia bën të vetën. Në sfond dëgjohet kënga me titull “Kush o ktu?” e kënduar nga Ledri Vula, Adion, Mc Kresha dhe Lumi B.
E gjithë kjo “skenë”, sikurse titulli i këngës, i qëndron përshtat mesazhit se Partizani bën “ligjin” në kryeqytet dhe Skuka është rikthyer. Përgjatë 9 derbeve mes Tiranës dhe “Demave të Kuq”, sulmuesi dibran ka 4 gola, “makth” për bardheblutë.
"Story" i Xhuliano Skukës
Poll
