
Erald Çinari ka arritur të fitojë betejën ligjore me klubin e Samsunspor. FIFA ka publikuar njoftimin në lidhje me pagesat e prapmbetura dhe i ka dhënë të drejtë sulmuesit shkodran.
Në këtë situatë klubi turk do t’i paguajë ish-lojtarit të Partizanit 373.5 mijë euro, të cilat kanë të bëjnë me pagat e prapmbetura dhe dëmshpërblim për shkeljen e kontratës.
Çinari kaloi të skuadra turke pas aventurës me Partizanit, ku aventura në Turqi nuk shko siç duhet dhe lojtari u la jashtë ekipit për 1 vit e gjysëm, derisa më pas iu ndërpre kontrata.
Aktualisht sulmuesi shkodran po zhvillon një sezon fantastik me Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas.
Poll