Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges Shehi me sytë nga “infermieria”, “kryqëzon” gishtat për liderin e mesfushës

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi me sytë nga “infermieria”,

Partizani ka kthyer fokusin te dueli me Egnatian, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në “Arenën e Demave”. Një duel mjaft i rëndësishëm pëer të dyja ekipet, me rrogozhinasit që kërkojnë të mbajnë larg demat dhe nga krahu tjetër këto të fundit synojnë të ngushtojnë diferencën me kreun.

Për Orges Shehin do të mungojë Valentino Murataj, teksa në dyshim mbetet Adnard Mehmetit. Ky i fundit aktualisht vuan nga një dëmtim në kavilje dhe mungoi ndaj Vllaznisë. Mesfushori ditën e sotme pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe timonieri i kryeqytetasve shpreson që lojtari të jetë gati ndaj rrogozhinasve.

Nëse Mehmeti ia del të jetë i gatshëm për duelin e së shtunës atëherë do të marrë vendin e tij në formacionin titullar. Por nga ana tjetër nëse do të mungojë atëherë Taipi do të pozicionohet në mesin e fushës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga