Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Tre kombëtare europiane ofertë konkrete De Biazit

Shkruar nga NEWSPORT

Kualifikimi i parë dhe historik në Europian për Shqipërinë, shtuar dhe performancën e shkëlqyer në Francë, kanë bërë trajnerin italian që të jetë në qendër të vëmendjes. Siç është thënë edhe më parë, ai ka qenë afër stolit të Italisë, por këtë mëngjes hipoteza e radhës ka qenë Anglia pas dorëheqjes së Roy Hodgson.

[caption id="attachment_4020" align="alignleft" width="300"]de biassi Trajneri De Biazi në stërvitjen e Shqipërisë[/caption]

Megjithatë, nuk janë dy kombëtaret e mësipërme që janë më pranë trajnerit, hipotezat janë tre përfaqësuese me emër në futbollin europian. Sipas “calciomercato.it”, teknikut kuqezi i kanë ardhur dy oferta zyrtare nga Federata e Ukrainës dhe Rumanisë. Të dy këto përfaqësuese duan që të zëvendësojnë trajnerët e larguar; Formenko te Ukraina dhe Iordanescu te Rumania.Përveç kësaj, lajme vijnë nga Turqia, e cila është treguar e disponueshme për t’i besuar kombëtaren De Biazit.

Por, nuk duhet harruar që ish-trajneri i Torinos ka një kontratë aktive me Shqipërinë, e cila është e vlefshme për dy vitet e ardhshme. Por, ka një klauzolë në kontratë që ai mund të jetë i lirë në çdo kohë, duke mos e penguar teknikun që të zgjedhë një vend më të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga