Një dhimbje e madhe ka kapluar sot në familjen e ish-arbitrit të njohur Sokol Çekaj. Vetë Çekaj ka njoftuar sot, se nipi i tij Blendi Syla është ndarë nga jeta tragjikisht në moshën 20-vjeçare.
Vdekja e nipit të tij ka ardhur si pasojë e një aksidenti fatal të ndodhur në shtetin italian. Ndër të tjera, Çekaj njofton se pritet kthimi i trupit të nipit të tij në Shqipëri, për të konfirmuar datën dhe orën e ceremonisë së varrimit.
“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të nipit tim Blendi Syla 20 vjeç, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Itali. Familja Çekaj informon se, për momentin, data dhe ora e ceremonisë së varrimit nuk janë përcaktuar, pasi pritet kthimi i trupit në Shqipëri. Sapo të kemi informacion të konfirmuar, do t’ju njoftojmë në vijim. Falënderojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Zoti e pastë në paqe shpirtin e tij”, shkruan Sokol Çekaj.
