Kompeticioni i futbollit amator FSHF Cup 9×9 vijon të dhurojë emocione dhe rivalitet sportiv, teksa janë zhvilluar ndeshjet e fazës 1/8 të finales, duke përcaktuar edhe skuadrat që avancojnë në çerekfinale.
Faza 1/8 u karakterizua nga përballje të luftuara, rezultate interesante dhe një nivel i lartë gare, që konfirmon rritjen e nivelit të futbollit amator nën organizimin e FSHF.
Në një nga sfidat më të balancuara, Barrikada u kualifikua ndaj Ju Ar Plast pas goditjeve të penalltive, ndërsa FC Dajti regjistroi fitoren më të thellë të kësaj faze. Skuadra të tjera si Albamer, Three Lions, Domja dhe Alpha CrossFit siguruan kualifikimin pas paraqitjeve bindëse.
Pas përfundimit të fazës 1/8, janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinale të FSHF Cup 9×9, që pritet të ofrojnë përballje të forta dhe spektakël sportiv.
Çiftet çerekfinale
Albamer vs Barrikada
Three Lions vs Domja
Dymbëdhjeta vs FC Tigres
Alpha CrossFit vs FC Dajti
FSHF Cup mbetet një platformë e rëndësishme për promovimin e futbollit amator, duke krijuar hapësira konkurrimi, përfshirjeje dhe zhvillimi për komunitetin sportiv.
Rezultatet, faza 1/8
Barrikada vs Ju Ar Plast 1-1 P(5-4)
FC Tigres vs FC Storm 2-0
Primo MFC vs Three Lions 1-3
IMMI vs Domja 0-2
Albamer vs Tirana e Re 3-1
Dymbëdhjeta vs FC Mallakastra 2-0
M&D vs Alpha CrosaFit 0-2
FC Dajti vs Coca Cola Tepelena 7-1
