Pas një karriere të suksesshme te Qarabak, Ansi Agolli ka zgjedhur skuadrën e tij të re.
36 vjeçari i dalë nga akademia e Tiranës do të jetë futbollisti më i ri i New York Cosmos, skuadër e cila militon në kategorinë e dytë të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Agolli zgjodhi të ndjekë rrugën e ish-shokut të tij te kombëtarja shqiptare, Shkëlzen Gashi, i cili pak vite më parë firmosi me Colorado Rapids.
Gjithsesi, ajo që çudit është numri i zgjedhur nga Agolli në skuadrën e re. Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi do të mbajë në shpatulla fanellën me numër 13-të. Një numër ters, por që shpresojmë që të mos ndikojë aspak kur ndodhet në shpinën e Agollit.

Poll