
Ndeshja Teuta-Flamurtari ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0. Ky takim u zhvillua në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Barazimi ishte rezultati më i drejtë duke parë atë që të dy ekipet dhanë në fushën e blertë.
Donjet Shkodra për Flamurtarin dhe Gerhard Progni për Teutën ishin dy lojtarët më të mirë të këtij takimi, por që nuk mundën të ndryshonin rezultatin e sfidës.
Pas këtij barazimi, pozitat në tabelën e klasifikimit ndryshojnë pasi Teuta parakalon Tiranën dhe ngjitet në vendin e gjashtë me 33 pikë, ndërkohë Flamurtari ngjitet në kuotën e 32 pikëve aq ka dhe Tirana.
Poll