
Xabi Alonso dhe Jose Mourinho
Xabi Alonso pritet të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, trajneri spanjoll do t’i japë dritën jeshile “Los Blancos” për një kalim të mundshëm gjatë kësaj vere.
Klubi spanjoll është i vetëdijshëm se Carlo Ancelotti do të largohet dhe prej kohësh po punojnë për të sjellë në “Santiago Bernabeu” Alonson. Ky i fundit do të mbyllë kështu aventurën e tij me Bayer Leverkusen.
Timonieri 43-vjeçar bëri mjaft mirë në Gjermani, pasi me “aspirinat” fitoi titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë. Ndërkohë që te Real Madrid do të jetë një rikthim për të, pasi më herët ka drejtuar ekipin e moshave.
View this post on Instagram
Poll