
Ergys Peposhi është largimi i parë nga Teuta. Sulmuesi ka vendosur të ndajë rrugët me durrsakët pas këtij sezoni.
Gjithçka e ka zyrtarizuar vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Lojtari falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa shkruan se me “Djemtë e Detit” ka kaluar momente të bukura në Durrës.
“Faleminderit KF Teuta!
Nga sot nuk jam me pjes e klubit Teuta.
Dua te falenderoj Presidentin ,Drejtorin e klubit ,te gjith Tranjerat qe kam punuar gjat ketyre dy viteve.
Nje Falenderim dhe per tifozat “Djemt e Detit” per perkrahjen e tyre .
Nje falenderim i madh shkon per Cunat e ekipit qe kaluam sebashku shum momente .
Qoft ato te bukurat ,qoft dhe ato te veshtira .
Klubit Teuta i uroj vetem suksese ne vazhdim .
Me respekt
Ergys Peposhi !”, ka shrkuar ne postim.