
Basel ka triumfuar në transfertë përballë Luganos në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të superligës zvicerane. Sfida e zhvilluar në “Stadio di Cornaredo”, përfundoi 2-5.
Lugano shënoi që në minutën e dytë me anë të Uran Bislimit. Por Basel përmbysi me golin e Albian Ajetit dhe tripletën e Xherdan Shaqirit. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Leroy. Ndërsa golin e dytë për Luganon, që rezultoi statistikoi, e shënoi Grgic.
Vlen të përmendet, që pasi shënoi golin, Ajeti la të tijët me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 42.
Ndërkohë që Xherdan Shaqiri tregoi edhe njëherë tjetër vlerat e tij, duke treguar që është në superformë. Kujtojmë se Basel mban vendin e parë dhe është shumë pranë titullit kampion.