Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk kanë të sosur problemet për KASTRIOTIN, titullari mbyll sezonin dhe operohet me sukses

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kanë të sosur problemet për KASTRIOTIN, titullari mbyll

Martin Prenkoçeviç është operuar me sukses. Mbrojtësi i djathtë i Kastriotit nuk mundi t’i shpëtonte ndërhyrjes kirugjikale pas dëmtimit të rëndë. Newsport.al ka siguruar një foto të 24-vjeçarit që shfaqet nga spitali pas operacionit. Tashmë atij do t’i duhet të qëndrojë 6 muaj jashtë deri në rikuperimin e plotë të tij.

Prenkoçeviç u dëmtua në gju duke këputur ligamentin. Kësisoj, operacioni ishte shpëtimi i vetëm për lojtarin e krutanëve. Një lajm i mirë për futbollistin që ka kaluar me sukses këtë sprovë, por i keq për Kastriotin që duhet të bëjë pa shërbimet e tij.

Ai iu bashkua Kastriotit në merkaton e verës, skuadër me të cilën u aktivizua në 17 ndeshje. Arriti të shënonte 1 gol si dhe të jeptë edhe 1 asist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga