
Esat Mala ka arritur të fitojë një shumë të kosiderueshme nga skuadra turke e Girensunspor. Mesfushori i Vllaznisë ka fituar të drejtën në FIFA dhe tashmë pa luajtur asnjë minutë me turqit do t'i shkojnë në llogaritë e tij 215 mijë euro.
Mala u transferua te Girensunspor dhe nënshkrkoi kontratë 2 vjeçare, ku në vitin e parë do të merrte 136 mijë euro, ndërsa në të dytin 157 mijë euro. 24-vjeçari u stërvit dy muaj në Turqi dhe më pas erdhi kalimi në formë huazimi te Partizani në shtator të 2021. Si pjesë e marrëveshjes ishte që klubi turk të paguante gjysmën e rrogës, 68 mijë euro. Kjo gjë nuk ndodhi dhe turqit njoftuan shkëputjen e marrëveshjes.
Mesfushori kërkoi dëmshpërblim prej 240 mijë eurosh nga Girenspori dhe për prishjen e kontratës bëri padi në FIFA. Kjo e fundit i ka dhënë të drejtë dhe është urdhëruar t’i paguajë Malës 215 mijë euro ose në të kundërt do t’i bllokohet merkatoja. Në këtë mënyrë kjo shumë do të shkojë në llogarinë e Esat Malës, i cili fiton pa luajtur asnjë mimnutë me turqit.