
Laçi mori një barazim të hidhur në shtëpi në ndeshjen e sotme përballë Erzenit. Mund të themi e hidhur për mënyrën sesi shkoi ndeshja për kurbinasit.
Nga avantazhi 3-1 që lojtarët e Laçit patën, neglizhuan disi ndeshjen dhe i dhanë mundësinë Erzenit që të barazonte shifrat.
Pas kësaj sfide mjaft interesante, foli edhe zëvëndës-trajneri i kurbinasve.
“Ishte moment shpërqëndrimi, pasi ndodh në futboll. E para ishte penalltia që nuk u akordua në favorin tonë, tek sulmuesi ynë kryesor, por edhe tek penalltia që Erzeni mori barazimin.
Me gjykimin tim është një ndërhyrje normale, pasi po të jepen të tilla penallti, mund të mbyllet ndeshjet 5 me 5 vetëm me penallti”, u shpreh zëvëndës-trajneri i Laçit.