
Laçi mori një fitore të merituar përballë Tiranës në kuadër të ndeshjes përmbyllëse së javës së 7-të. Kurbinasit trimfuan në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 0-3, duke marrë një 3 pikësh të rëndësishëm dhe duke parakaluar Tiranën në renditje.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Laçit, Mirel Josa.
-Sa e ndryshuat Laçin taktikisht me kohën që kishit në dispozicion?
Të them të drejtën për anën taktike, duhet të pyesni specialistët ata e shohin vetë. Lojtarët ishin më të motivuar, jo se nuk ishin të motivuar në ndeshje të tjera. Unë mendoj se nuk mund të vazhdosh përher duke fituar, ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim ku do të arrijmë.
-Guximi dhe strategjia që ka klubi me Tresën, Halilin, Bibon dhe Taleb si lojtarë të rinj që janë. Sa besim keni tek këta lojtarë?
Normal një lloji strategjie ndryshova duke patur parasysh vendosjen në mesfushë. Por lojtarët janë djem të ri që mundohen të punojnë. Punojnë me shumë dëshirë. Janë vetëm 3 lojtarë nga ata që lash vitin e kaluar. Duke parë skuadrat e tjera me ulje-ngritjet e tyre s’duhet ta pësojmë ne. Këtu është një skuadër që luan dhe ju dha rasti Halilit sot i cili ka luajtur me të rinjtë në Fierë për 90 minuta dhe ishte përsëri mirë fizikisht. Dy lojtarë të dëmtuar u futën sot në lojë pa bërë një stërvitje të plotë me mua. Kjo tregon dëshirë. Djemt kanë dëshirë të ecin përpara. Do mundohem t’iu mësoj futbollin për sa kohë të jem unë këtu. Diferencat në kampionatin tonë janë shumë të vogla.
-E priste Mirel Josa Tiranën në këtë formë sot dhe të fitonit thellë?
Tiranën e kam parë në të gjitha ndeshje. Si me Dinamon apo ndeshjen që humbi me Erzenin. Nuk e prisja në këtë gjendje edhe për faktin që skuadra ka qenë pushim, nuk e prisja në këtë gjendje. Tirana çaloi fizikisht. Ne ishim shumë të disiplinuar me atë që bënim. Në iu përshtatëm më tepër Tiranës me problemet teorike sepse nuk e kisha praktikuar shumë në stërvitje se e prisja që Tirana të luante me 4 mbrojtës jo me 3.