Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nuk donim të përballeshim më ndonjë të papritur", Brdariç i kënaqur me fitoren thellë ndaj Elbasanit: Në Shkodër janë të kënaqur me këtë Vllazni, tani mendja te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk donim të përballeshim më ndonjë të

Vllaznia fitoi me rezultatin e thellë 8-0 sfidën e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Elbasanit. Ndeshja e zhvilluar në "Loro Boriçi" u mbyll me fitoren e thellë të skuadrës shkodrane që nuk tregoi aspak "mëshirë" për kundërshtarin. Në fund të takimit për mediat trajneri Thomas Brdariç u shpreh tepër i kënaqur për këtë fitore, ndërsa tani e gjithë vëmendja është përqendruar te përballja me Tiranën në kampionat.

"Fituam një ndeshje me rezultat të thellë, takim që e kishim vlerësuar ashtu si duhet, kjo edhe për shkak të surprizave në ndeshjet e djeshme të Kupës. Nuk donim të përballeshim me ndonjë të papritur.

Ia dolëm të fitonim dhe të kualifikohemi në turin tjetër të Kupës. Shoh që qyteti i Shkodrës është i kënaqur me atë që po bëjmë, le të shohim përpara edhe në këtë turne. Jam i kënaqur që shënuan të gjithë sulmuesit, kemi punuar shumë në këtë drejtim edhe është e rëndësishme që po shënojmë.

Aktivizuam edhe disa lojtarë të stolit, por nuk është se do kemi mundësinë t'u japim të gjithëve minutat e duhura. Tani të fokusohemi te Tirana. Na pret një sfidë e vështirë, por rëndësi ka të bëjmë punën tonë", u shpreh Brdariç.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7