Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

NJOFTIM i rëndësishëm për tifozët e Kombëtares, dalin në shitje biletat për Moldavinë

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria do të luajë kundër Moldavisë në qershor, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat që mund të blihen online ose përmes pikës fizike te stadiumi “Selman Stërmasi”.

Pritet me interes të shihet se si do të jetë përfundimi i këtij takimi, me kuqezinjtë që synojnë të kualifikohen në europianin e Gjermanisë. Në njoftimin e bërë nga FSHF-ja thuhej: “Filloi shitja e biletave. Shqipëri – Moldavi. Data 17 qershor, ora 20:45, stadiumi “Air Albania”. Biletat mund t’i blini në biletaritë pranë “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi” ose online në www.bileta.fshf.org”.

[caption id="attachment_692142" align="alignnone" width="387"] Njoftimi i FSHF-së[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga