“Një tjetër fitore e rëndësishme për kapitenin”, klubi i njohur italian i kushton vëmendje Shqipërisë
Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria fitoi me rezultatin e thellë 3-0 përballë Çekisë, në ndeshjen e luajtur më 12 tetor në “Air Albania”, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024.
Kjo fitore bëri bujë në të gjitha mediat shqiptare, por edhe botërore. Një fitore e rëndësishme që na afron jashtë mase shumë me kualifikimin për herë të dytë në një Europian. Kjo fitore nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen edhe të klubit italian, Atalantës. Tek këta të fundit aktivizohet Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares sonë dhe një pikë kyçe e bergamaskëve.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, zikaltërit nga Bergamo kanë postuar një foto të Gjimshitit me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe kanë shkruajtur, “Një tjetër fitore e rëndësishme për kapitenin Gjimshiti dhe Shqipërinë e tij”.