Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një nga gjyqtarët me prespektivë të Superiores, arbitri i njohur bëhet drejtor banke në Laç

Shkruar nga NEWSPORT

Klodian Prenga është një nga arbitrat e rinj të kampionatit shqiptar, i cilësuar si një ndër ata më me prespektivë në vendin tonë. Edhe këtë edicion futbollistik, ai ka qenë në një nga takimet e elitës duke gjykuar Egnatian me Erzenin.

Së fundmi, 34-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se ka marrë një detyrë të rëndësishme në karrierën e tij. Jashtë futbollit, Prenga është bërë drejtor dege të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit.

“Jam i lumtur të ndaj që po filloj një pozicion të ri si Drejtor Dege në OTP Bank Laç!”, shkruan Prenga në facebook-un e tij.

[caption id="attachment_708426" align="alignnone" width="677"]Postimi i Klodian Prenges Postimi i Klodian Prenges[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga