Rustem Hoxha është mbrojtësi që i dha fund aventurës së tij si kampion me skuadrën e Ballkanit. Tashmë 31-vjeçari po mendon për të ardhem që pritet të jetë në kryeqytet. Sipas asaj që raporton SuperSport Albania, Hoxha ka arritur marrëveshjen me Dinamon.
Kujtojmë që mbrojtësi në tre vitet e fundit ka fituar 3 tituj kampion. Rrugëtimi i tij i parë drejt titullit nisi në vitin 2020-2021 ku ishte pjesë e skuadrës së Teutës. Asokohe Teuta arriti të shpallej kampione e Superligës dhe pas kësaj Hoxha u transferua te Ballkani në Kosovë ku arriti të fitonte dy herë rradhazi titullin kampion.
Dinamo duket se e ka marrë shumë seriozisht rikthimin në Superiore ku nuk kërkon të bëjë të njëjta gabime si para dy vitëve. Atëherë “Nëndetsja” arriti të ngjitej në Kategorinë Superiore por aventura e saj zgjati vetëm një vit ku e panë veten sërish në Kategorinë e Parë.
Mbrojtësi nga Durrësi këtë sezon nën drejtimin e Ilir Dajës ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje.