
Kukësi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Tiranës në transfertë. Verilindorët pas humbjes nga Kastrioti kërkojnë të reagojnë për të arritur te fitoret. Ditën e sotme trajneri Mirel Josa ka folur për "RTSH Sport", duke u shprehur se ky takim është njësoj si gjithë të tjerat edhe pse në të kaluarën ka drejtuar Tiranën.
Sfida ndaj Tiranës? "Është një ndeshje si të gjithë të tjerat. Kjo është një ndeshje që do të ketë të njëjtin vlerësim qoftë nga ana e Tiranës karshi nesh, qoftë nga nga ne karshi Tiranës. Ndaj t'ia lëmë më mirë fushës së lojës se parashikime në futboll nuk ka.
Objektivat e Kukësit nga fillimi, nga momenti që kam marrë skuadrën, kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar si pasojë e rezultateve që ka pasur skuadra. Por nuk do të thotë që objektivi që ka ekipi në këto momente, të ndryshojë marëvajtjen e ndeshjes, se çdo skuadër ka si objektiv të shohë ndeshjet një nga një e t'i fitojë ato", u shpreh Josa.